Brazili këmbëngul për Ancelottin, takim mes dy presidentëve

09/02/2023 16:01

Carlo Ancelotti mund të marrë drejtimin e Brazilit. Italiani është favoriti absolut për të drejtuar kombëtaren braziliane. Federata Braziliane e Futbollit është e gatshme të presë deri në qershor që trajneri italian të përfundojë sezonin në stolin e Real Madridit.

63-vjeçari po shijon eksperiencën e dytë me Real Madrid teksa aktualisht madrilenët nuk po kalojnë një fomë të mirë në LaLiga, me Barcelonën që ka krijuar një shkëputje prej 8 pikësh në renditje.

Situata e krijuar nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Florentino Perez dhe sipas mediave spanjolle Ancelotti rrezikon shkarkimin në rast se dështon edhe në Botërorin për klube. “Madrilenët” avancuan në finale ku do të përballen me Al Hilal dhe në rast triumfi italiani mund të vazhdojë të qëndrojë në stolin e Realit.

Megjithatë sipas mediave braziliane një takim mes presidentit të federatës braziliane  Ednaldo Rodrigues, dhe Florentino Perez është planifikuar për këtë muaj, për të diskutuar rreth të ardhmes së trajnerit Carlo Ancelotti.

Marrëdhënia e mirë e trajnerit me lojtarët brazilianë mund të jetë një armë plus për të marrë drejtimin e Brazilit.  Aktualisht, Ancelotti drejton Rodrygo, Vinicius dhe Eder Militao te Reali Madridid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA