Tottenham Hotspur siguroi një fitore të madhe në sfidën e kaluar në Premier League, përballë Man City-t.
Skuadra e Antonio Contes mundi në shtëpi 1-0 kampionët në fuqi të Anglisë, megjithatë, së fundmi, Tottenhami ka marrë një lajm të keq. Kapiteni i ekipit Hugo Lloris pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë për një kohë të konsiderueshmë në periudhën më të rëndësishme të sezonit.
Portieri me origjinë franceze nuk do të jetë i gatshëm për gjashtë deri në tetë javë, rikthimi i tij pritet të ndodhë në fillimin e muajit prill.
I gatshëm për Tottenhamin pritet të jetë portieri i dytë, anglezi Fraser Forster, i cili këtë sezon ka luajtur disa ndeshje në Kupë. 34-vjeçari këtë sezon ka luajtur edhe në një ndeshje në Premier League, në barazimin 2-2 të Tottenhamit me Brentfordin.
Top Channel