Një kandidat për kryebashkiak në Ekuador, i ekzekutuar disa orë para hapjes së votimit, ka fituar zgjedhjet në qytetin Puerto López.
41 vjeçari Omar Menéndez u qëllua për vdekje kur sulmuesit hynë në dhomën ku ai ishte me punonjësit e fushatës elektorale të shtunën.
Një djali i ri u vra gjithashtu në sulm, ndërsa policia tha se po heton mbi motivet e aktit të rëndë.
Tashmë pas fitores së të ndjerit Menéndez, një anëtar i partisë së tij pritet ta zëvendësojë si kryebashkiak.
Zgjedhjet lokale u mbajtën në një kohë përshkallëzimi të krimit prej luftës së bandave të drogës për influencë në vendin amerikano-latin.
Zoti Menéndez nuk është i vetmi politikan i vrarë në periudhën para zgjedhjeve atje, teksa dy javë më parë kandidati për kryebashkiak në Salinas, Julio César Farachio, gjithashtu u qëllua për vdekje.
Policia tha se ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e Farachio, që besohet se e kishte kërcënuar më parë atë.
Presidenti i vendit Guillermo Lasso dënoi vrasjet dhe ka propozuar një seri ndryshimesh për të larguar kandidatët e inkriminuar nga kandidimi.
Burgjet në Ekuador janë të tejmbushura me anëtarë bandash dhe zyrtarësh vendas po kërkojnë ekstradimin e të dënuarve drejt burgjeve në SHBA.
Por një propozim i tillë për ndryshimin e kushtetutës së Ekuadorit dështoi, e refuzuar nga 61% e votuesve.
Presidenti Lasso tha se e pranonte rezultatin duke shtuar se “kur flet populli është detyra jonë ta analizojmë, ta kuptojmë e ta pranojmë”.
Top Channel