Dhjetë persona kanë humbur jetën prej orteqeve në malet austriake e ato zvicerane përgjatë fundjavës.

Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, janë në mesin e të vdekurve të shënuar në disa qendra skish.

Autoritetet austriake kanë aktivizuar paralajmërimin e katërt nga rreziku i një orteku pas reshjeve intensive të borës dhe erërave të acarta në disa zona. Niveli i katërt i alarmit në Austri nënkupton se “mund të krijohen orteqe shumë të mëdhenj”.

Skijatorët pa eksperiencë janë këshilluar që të qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa ata me përvojë sipas autoriteteve, bëjnë mirë t’u rrijnë larg terreneve shumë të pjerrëta. Por pavarësisht paralajmërimeve, qendrat e skive në perëndim të Austrisë janë mbushur plot për shkak të pushimeve dimërore në shkollat e Vjenës.

Policia austriake njoftoi se në mesin e viktimave është një 59 vjeçar që po pastronte borën në rajonin perëndimor të Tirolit. Janë gjetur po kështu trupat e një udhërrëfyesi në Sankt Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski pranë majës së Hohe Aifner.

Të shtunën u gjetën të vdekur edhe një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave – për të cilët thuhej se kur ranë orteqet, që të gjithë po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara të lëvizjes.

Ndërkohë në Zvicër, një grua 56-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar humbën gjithashtu jetën nga bora e paqëndrueshme në kantonin juglindor të Graubuenden. Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, në dy ditë janë 30 orteqe në rajonin e Tirolit – në 11 prej të cilëve janë përfshirë njerëz.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA