Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi

03/02/2023 09:53

Një nënkalimi dhe urë automobilistike po ndërtohen aktualisht për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi tha se kjo rrugë do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi.

Ky aks  është pjesë e korridorit të 8-të, tashmë i përfshirë në rrjetin europian.

“MIRËMËNGJES

dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel