Demokratët hodhën pas krahëve për një moment sherrin dhe shtrënguan radhët për të mbledhur 44 firma për t’i kërkuar Kuvendit të nisë një hetim parlamentar ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal”. 

Deputetët e djathtë synojnë që hetimi në Tiranë të ecë paralelisht me hetimin e nisur nga Kongresi Amerikan.

“Rama nuk do të shpëtojë kësaj radhe, nuk mundet të fshihet përsëri, do të vijë në komision hetimor si çeço, kongresi amerikan ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha këto informacione. Ky komision jonë do të marrë të gjitha detajet nga kryeministri për të zbardhur skandalin e Ramës për të korruptuar institucionin e sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në Shqipëri, eliminimin e opozitës”, tha Luçiano Boçi.

Mazhoranca ka paralajmëruar se do rrëzojë çdo kërkesë të opozitës për hetim parlamentar për këtë çështje. Përballë bllokadës së socialisteve ne demokratët paralajmëruan betejë  në Kushtetuese.

“Do ta çojmë në Kushtetuese edhe rastin e parë për charterat dhe për rastin e dytë McGonigal”, u shpeh Boçi.

Për hetimin e Ramës Grupimi i Berishës arriti të sigurojë nënshkrimet edhe të  Gazment Bardhit, Jorida Tabakut dhe Helidon Bushatit  të cilën  ndjekin linjën e Enkelejd Alibeajt në PD.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA