Shqipëria ka marrë zyrtarisht presidencën e sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Tek komuniteti i Energjisë bëjnë pjesë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, ndërsa çdo vit shtetet anëtare ndërrojnë presidencën.

Në takimin e fundit të Këshillit Ministror u vendosën disa objektiva që do jenë udhërrëfyes për presidencën shqiptare. Kështu vendet duhet të prodhojnë 31% të energjisë së tyre nga burime të rinovueshme dhe të ulin me 60% emetimet e karbonit deri në 2030-ën.

Përpara Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, drejtori i sekretariatit të Komunitetit të Energjisë prezantoi edhe disa prioritete të tjera nën drejtimin e Shqipërisë

Ne do donim të shihnim më shumë leje për impiantet e energjisë së rinovueshme. Shqipëria është lider në hapjen e ankandeve për parqet fotovoltaike. Gjithashtu fokusi do të jetë të infrastruktura energjetike dhe financimi i më shumë projekteve ndërlidhëse mes vendeve. Një tjetër prioritet do të jetë përmirësimi i cilësisë së ajrit nëpërmjet iniciativës tonë për Ajër të Pastër. Gjithashtu duam që edhe ne vendet e sekretariatit tv vendoset sistemi i taksimit për emetimin e karboneve. “-tha Artur Lorkowski

Në raportin vjetor të Sekretariatit, Shqipëria tregohet se ka bërë progres të moderuar, ndërsa është e para nga shtetet që ka miratuar e plotë planin kombëtar të energjisë dhe Klimës. Ndërkohë nga Sekretariati bëhet vërejtje për vlerësimet mjedisore në ndërtimin e hidrocentraleve dhe miratimin e ligjit të ri për rezervat e sigurisë së hidrokarbureve.

Top Channel