20/11 08:53
Në momentin më delikat të sezonit, Milan përqafon liderin absolut të ekipit, Zlatan Ibrahimovic.
Më në fund, pas një dëmtimi shumë të gjatë, gjigandi suedez është gati të zbres në fushë.
Sipas Corriere della Sera, Ibra do të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për sfidën kundër Torinos më 10 shkurt. Objektivi i stafit drejtues është t’i jap disa minuta Ibrës, të mos e sforcojnë shumë, pasi dëshirojnë ta kenë në dispozicion me kohë të plotë për ndeshjen kundër Tottenham në Champions League.
E sigurt është që nuk do të jetë në fushë kundër Interit në derbi të dielën, ashtu si Maignan dhe Tomori.
Top Channel