“Po të mos ishte Kiara, do isha çift me Tean”, është deklarata e Luizit që ka shkundur rrjetin me komente.

Një pjesë e fansave të Big Brother VIP janë shprehur në rrjet se Tea ka një pëlqim për Luzin.

Ata bazohen tek shikimet e saj ndaj Luizit, buzëqeshja dhe afrimiteti në ditët e para të qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjuha e trupit të saj tregon se Tea ka një pëlqim për Luizin, edhe pse deri tani nuk ka asnjë shprehje haptas për këtë.

“Sytë e Teas shkëlqejnë dhe zmadhohen duke dhënë pëlqyeshmërinë e saj”, tha Ksenofon Ilia, i njohur si Foni, i ftuar në Fun Club Big Brother VIP, i cili është ekspert i gjuhës së trupit.

Top Channel