Në 3 vitet e fundit në kryeqytet është futur një koncept i ri, ai i administratorëve të shkollave. Janë këta persona të cilët merren me problemet teknike që ka në godinat e shkollave, por edhe të çerdheve dhe kopshteve.
“Administratorët e nisin punën ne 6:30 me nisjen e kaldajave sidomos në ditët e ftohta dhe ditët e përcaktuara me ligj për ndezjen e tyre. Drejtoresha personi i parë që kontakton është administratori, për një poç të djegur, për një tub që pikon, procese qe që ne si institucion publik ne sinjalizohemi nga administratori”.- tha Erind Bejko, Drejtor i objekteve publike
Në total në Tiranë ka 50 administratorë që mbulojnë 162 objekte arsimore dhe janë të ndarë në zona.
“Janë njerëz me titull administratori, kryesisht njerëz që kanë qenë te përfshirë ne strukturat ushtarake te vendit, njerëz që karakterizohen nga disiplina, ish-oficer, kanë punuar dikur teknik, ose kane pasur brigade te vogël ndërtimi, njerëz teknik ose njerëz me disiplinë, ky është profili i administratorëve”.- tha Erind Bejko, Drejtor i objekteve publike
Puna e administratori vijon edhe pasdite kur palestrat e shkollave përdoren nga shoqatat sportive.
“Administratorët janë dhe për pjesën pasdite, kur ambientet sportive merren nga shoqatat sportive, qe kane 100-150 fëmijë që ushtrojnë sporte të ndryshme”.- tha Erind Bejko, Drejtor i objekteve publike
Me shkollat e reja që i janë shtuar Tiranës por edhe me rikonstruksionin e atyre ekzistuese, administratorët kujdesen për infrastrukturën, në mënyrë që të ruhen kushtet edhe për brezat në vijim.
Top Channel