27/12 21:50
Arsenal është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me topçinjtë që udhëheqin kampionatin në Premier League duke krijuar një distancë sigurie nga ndjekësit e Manchester City.
Megjithatë, ka nga ata që e kritojnë Arsenalin dhe trajnerin Mikel Arteta. Por, në ndihmë të teknikut spanjoll vjen Pep Guardiola me këtë të fundit që e njeh mirë Artetën pasi e pati ndihmës tek City. Para përballjes për FA Cup mes Arsenal dhe City, Guardiola thekson se kur një skuadër është në vend të parë sulmohet më shumë ndërsa shtoi se janë xhelozë për Artetën.
Kam një respekt të madh për Artetën, si njeri dhe si trajner. Po e sulmojnë nga xhelozia”, u shpreh Guardiola./ Super Sport
Top Channel