10/01 17:33
Ajaxi i Amsterdamit ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder pas barazimit 1-1 në shtëpi me skuadrën e Volendamit në Eredivisie.
Bëhet fjalë për barazimin e gjashtë radhazi dhe për një ecuri të papracedentë negative me gjashtë barazime dhe një humbje në shtatë takimet e fundit.
“Harkëtarët e Amsterdamit” tani renditen në vendin e pestë në Eredivisie, shtatë pikë prapa liderit Feyenoord. “Është një vendim i dhimbshëm, por i nevojshëm. Përveç një fillimi të mirë të sezonit, ne kemi humbur në mënyrë të panevojshme shumë pikë,” deklaroi shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin van der Sar, në faqen e klubit.
Top Channel