![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/468b23a2-22d8-41e3-bfd1-abdf9de20cac_sd-800x450.jpg)
Colturi, e shtata në botë! Skiatorja italiane nderon sërish Shqipërinë: E lumtur, ia dola edhe me temperaturë
13/02 20:11
Cristiano Ronaldo eliminohet në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite.
Skuadra e Al Nassr, ku portugezi është transferuar në ditët e para të janarit, është mundur 3-1 nga Al Ittihad në sfidën e luajtur në “King Fahd International Stadium”.
CR7 luajti titullar madje edhe me shiritin e kapitenit në krah, por nuk mundi të bënte diferencën në ekipin e drejtuar nga francezi Rudi Garcia.
Al Nassr e shkurtoi diferencën me Taliscan në minutën e 67-të, por vetëm kaq, Al Ittihad u mbrojt mirë në minutat e mbetura, madje shënoi të tretin në shtesë me Shanqeetin, duke siguruar fitoren dhe finalen, që do ta luajë kundër Al Feiha (mposhti 1-0 Al Hilal).
Top Channel