Plectrum është përshkruar së fundmi si “jahti super-i -lehtë” nga grupi italian Lazzarini Design Studio, që zotëron sistemin e ngritjes mbi sipërfaqen e ujit duke lundruar me shpejtësi deri në 75 nyje detare (140 km/orë)
Super-jahti me çmim të paktën 80 milionë dollarë është prezantuar së fundmi si projekt nga studiot Lazzarini, me përmasa 74m gjatësi, duke u ngritur sipër valëve me sistemin aerodinamik që redukton zhurmën e lundrimit.
Mjeti futuristik përdor tre motorë hidrogjeni me më shumë se 5000 kuaj fuqi me të cilat mund të ngrihet mbi sipërfaqe në shpejtësi deri në 75 nyje detare.
Në një video-simulim shihen aspektet e funksionimit të mjetit inovativ, që mbetet ende koncept për momentin edhe pse Lazzarini thotë se plani funksional është i realizuar.
Lazzarini thotë: ” Plectrum është një projekt që mund të ndërtohet me porosi, me një buxhet prej €80milionë.”
“Kushdo që mund të shpenzojë shumën e bëshme do të marrë mjetin që zotëron hangar helikopteri, garazh mjetesh të vogla detare dhe automjetesh. Plectrum ka gjashtë kabina luksoze pasagjerësh deh një suitë për pronarin e anijes”.
Top Channel