Dhunoi dhe keqtrajtoi djalin, Prokuroria Fier dërgon për gjykim babanë, urdhër mbrojtjeje për të miturin
Një 26 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje me krehër katër fishekë.
Policia ka lokalizuar dhe ndaluar automjetin e 26-vjeçarit S. D., i cili u kap në rrugën “Petrit Radovicka”.
Gjatë kontrrollit fizik, policia ka gjetur një amrë zjarri pistoletë dhe municion luftarak , të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas policisë materialet prodecuriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gray”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”. Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel