Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vëllait të tij.
36-vjeçari E. H., banues në fshatin Dardhas, Pogradec, është nën arrest për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa një 20-vjeçar banues në fshatin Çërravë, Pogradec, procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti ka goditur një shtetas tjetër.
Policia Korçë bën të ditur se ditën e djeshme rreth mesanatës në fshatin Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në një stallë për bagëtitë, në pronësi të 66 vjeçarit P. P., ku është djegur një kontenier dhe pajisjet e tij. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
“DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e vëllait të tij). Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 20 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti në fshatin Çërravë, ka goditur një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 39 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, i ka vjedhur celularin, një shtetasi. Më datë 20.01.2023, rreth orës 23:30, në fshatin Vranisht, Devoll, ka rënë zjarr në një ambient (kompleks stallash për bagëtitë), në pronësi të shtetasit P. P., 66 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë, është djegur një kontenier dhe pajisjet e tij. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel