Ballkani kërkon të fitojë titullin e dytë radhazi në Kosovë. Klubi nga Theranda ka zyrtarizuar afrimin e Lorenc Trashit.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, ka firmosur deri në vitin 2025 me kampionët dardanë. Përveç “Demave”, anësori i majtë luajti edhe me Lushnjën e Gramshin në futbollin shqiptar, ndërkohë që prej gushtit të vitit 2020 ishte pjesë e Qadsia SC (Kuvajt).

30-vjeçari ka veshur 15 herë fanellën e kombëtares shqiptare. Trashi gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 0-4 përballë Moldavisë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Ballkani ndan kreun e renditjes bashkë me Dritën me nga 38 pikë pas javës së 18-të. Pasi zhvilloi katër muaj emocionuese në Europë, skuadra e Ilir Dajës po garon për t’i shtuar klubit titullin e dytë në histori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA