Moti në territorin e qarkut Gjirokastër gjatë natës është karakterizuar nga reshje shiu me intervale dhe erë të fortë, në orët e para të mëngjesit kanë pushuar reshjet e shiut si dhe era.

Shiu ka pushuar këtë mëngjes dhe niveli i lumenjve Vjosë dhe Drino është normal, ku në pikmatjen e Memaliajt niveli ka rënë në 3.5, metër ndërsa në Përmet në 2.1 metër.

Gjatë natës, në rrugën Lekël-Përmet dhe Kardhiq-Prongji, bashkia Gjirokastër ka pasur vërshime të përrenjve malorë dhe dalje në rrugë të inerteve dhe nga grupet e punës është bërë pastrimi i tyre dhe kthimi në normalitet i situatës.

Në bashkinë Memaliaj ka mungesë të energjisë elektrike në Luftinjë, Buz dhe Memaliaj fshat. OSHEE për të mbrojtur konsumatorët dhe kabinat elektrike ka bërë stakime të fiderave në njësitë administrative Frashër dhe Piskovë të bashkisë Përmet. Në bashkinë Gjirokastër ka probleme fideri i Kardhiqit.

Top Channel