26/11 23:00
Në Galerinë e Tiranës është hapur Edicioni i Dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina”.
Me një pjesëmarrje të gjerë, artistët kanë zhvilluar në këto postera temën e lirisë. Pushteti të verbon, telefoni është një burg i kohës moderne, hartat e vendeve luhen si një lojë shkaku e mesazhe të tjera lakonike jepen në këto postera.
Në këtë edicion kanë marrë pjesë 32 shtete, prej tyre 666 posterë aplikantë, prej tyre një juri ndërkombëtare janë zgjedhur 242 posterë për t’u ekspozuar ne këtë festival.
Shprehjet artistike në këtë edicioni te dytë janë gjurmë që reflektojnë të vërtetën e vendit të secilit artist pjesëmarrës në këtë eveniment.
Top Channel