Dy burra janë gjakosur për vdekje në duelet e gjelave në Indi pasi u prenë nga thikat e vendosura në këmbët e gjelave që vinin të luftonin.
Një nga viktimat, Gande Suryapraksha Rao, ishte duke lidhur tehet në këmbët e gjelit të tij të çmuar para duelit në Kakinada, në krahinën indiane te Andhra Pradesh, kur zogu u tremb nga turma dhe nisi të rezistonte duke e prerë fatalisht në kofshë.
43-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital por u shpall i vdekur atje, njoftonte rrjeti vendas ‘The New Indian Express’.
Në incidentin e dytë ishte një spektator 20-vjeçar në një duel në East Godavari i goditur fatalisht nga zogu teksa qëndronte pranë pistës së luftimit. Thikat e vendosura në këmbët e tij e prenë thellë në dorë dhe i riu raportohet se vdiq rrugës për në spital.
Në rajonin juglindor të Andhra Pradesh, duelet e gjelave zhvillohen shpesh, vecanërisht gjatë Sankranti, festës tradicionale në kalendarin Hindu.
Duelet e gjelave janë një traditë e vjetër në rajon dhe për ta bërë më të shkurtër e më gjakësor organizatorët vendosin thika të vogla në këmbët e shpendëve për të lënduar sa më shumë rivalin.
Ky version ekstrem i sportit është ndaluar në Indi në vitin 2018, duke refuzuar ndalimin e plotë të aktivitetit të ngritur në gjykatë në vitin 2016.
Policia është përpjekur të ndalojë aktivitetin vitet e fundit por eventet kanë mbledhur shumë sportdashës e bastexhinj, që sjellin të ardhura për qytezat.
Në pritje të turmave organizatorët ngrejnë tenda e barrikada në pritje të eventeve.
Duelet e gjelave janë nga evenet më të ndjekura në rajonet Godavari, Krishna e Guntur gjatë festivalit tre-ditor të Sankranti, tha një pjesëmarrës për rrjetin New Indian Express.
Ofertat për gjelin më të fortë variojnë nga 10,000 rupi ($120) deri në 500,000 (rreth $6000).
Top Channel