Big Brother VIP vendosi që të ulë nga 2 mijë euro nga çmimi i madh për çdo ofendim, kanosje, shaka me shëndetin e kërcënime, duke nisur nga tani e në vijim.
“Për secilin pavarësisht se kush e bën që do të dëgjohet ofendim, fyerje dhe kërcënim do të ulen nga dy mijë euro nga çmimi i madh”, tha moderatorja Arbana Osmani.
Gjatë klipit u transmetuan disa nga momentet ku kanë ndodhur ngjarjet, ndërsa nuk munguan arsyetimet e banorëve.
Dea Mishel: Jam dakord që dhuna verbale është e patolerueshme. Thika në dorë nuk ka qenë në atë qëllim, nuk e kam përdorur për të kërcënuar njeri.
Tea: Ajo që kam bërë unë është shkelje etike nuk ka qenë ofenduese. Duke qenë se është e montuar unë pashë veten time…
Amosi: Një shtëpi budallenjesh ka ardhur si pasojë e gjërave të çuditshme që kanë ndodhur në këtë shtëpi. Ndërsa pjesa tjetër është thënë për shaka.
Në lidhje me arsyetimin që konkurrentët bënë Arbana u shpreh se batutat që ata mund të përdorin shpërndahen kudo dhe në mënyra të ndryshme, ndërsa theksoi se nuk duhet të bëhen.
“Ky program është shumë i madh shkon tek çdo njeri. Shpërndahet kudo dhe çdo batutë përdoret kudo. Të lutem duhet të jeni të kujdesshëm në gjërat që thoni. Unë e di që ju jeni të mirë. Këto shaka budallaqe në këtë kanal televiziv, a ka mundësi të mos i bëni. Mos i bëni më”, theksoi Arbana.