Kjo javë a nisur me rrebeshe dhe stuhi, dhe përfundon me reshje dëbore. Shirat do të vazhdojnë gjithë ditën e sotme dhe gjatë natës do të ketë ndërprerje jo më shumë se 1 orëshe.

“Ky sistem I ftohtë është më shumë I fokusuar në zonat veriore, ku gjithë pellgu i Drinit do të marrë edhe sasinë më të konsiderueshme të reshjeve, duke ndryshuar kështu menjëherë edhe sasinë e reshjeve në pellgun ujëmbledhës të Fierzës. Nuk është se do të kemi ndonjë ditë me ndërprerje të reshjeve, që të kemi përmirësim të situatës, pra do të kemi përmbytje në Ultësirën Perëndimore, kryesisht në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës, në Lezhë dhe Durrës. Që nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi ndryshim të masave ajrore, se aktualisht vërtet ka reshje, por jemi nën ndikimin e masave ajrore jugore, jugperëndimore, që bëjnë të jetë ngrohtë. Janë temperatura deri në 17 gradë Celcius.

Pritet depërtim I masave të ftohta, duke sjellë temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje të konsiderueshme dëborë, sidomos në zonat verilindore. Pra nga sot deri te enjten shi dhe rebeshe, nga e enjtja e deri në fundjavë dëborë dhe ftohtë.

Problematike sot, nesër dhe pjesërisht ditën e enjte, do të jetë parametri I erës. Një erë e fuqishme, kryesisht jugore, jugperëndimore, me shpejtësi mbi 70 km në orë, madje në kanalin e Otrantos edhe 100 km në orë, duke sjellë probleme në qarkullimin detar. Pritet një dobësim I erës nga mesi I javës dhe nga e enjtja e tutje era do të ketë shpejtësi më të ulët, por do të jetë e ftohtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA