Suedia pranon ekstradimin e burrit në Turqi si pjesë e marrëveshjes së NATOs (fotot)

13/01/2023 19:38
Ministri suedez Morgan Johansson

Lëvizja vjen disa javë pasi Turqia kërkoi ekstradimin e një numri personash nga Suedia, në këmbim të marrëveshjes për pranimin në NATO.

Suedia tha se ka pranuar të ekstradojë një burrë në të 30-at i cili sipas Turqisë akuzohet për mashtrim.

Lëvizja e njoftuar dje, është rasti i pare kur Turqia kërkon një numër ekstradimesh që në këmbim t’i lejojë Stockholm-ës të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në NATO.

Turqia si anëtare e NATO-s hoqi veto e saj për aplikimet e Finlandës e Suedisë për bashkim në aleancë në qershor, pas disa javë negocjatash të sikletshme, gjatë të cilave Ankaraja akuzonte dy vendet nordike se strehonin ato që Turqia quan “militantë” të grupit të ndaluar “Partia Punëtore e Kurdistanit”.

Si pjesë e marrëveshjes Turqia kishte dorëzuar një listë me emrat e personave që kërkonte të ekstradonte, por prej atëherë është ankuar për mungesë progresi në çështje.

Ministri suedez i drejtësisë Morgan Johansson tha sot për Reuters: “Është vetëm një cështje rutinë, personi është një qytetar turk i dënuar për mashtrim në Turqi  në 2013 e në 2016”.

“Gjykata ekzaminoi çështjen dhe konkludoi se nuk ka pengesa për ekstradimin”, shtoi ai.

Një zëdhënës i ministrisë refuzoi të thoshte nëse personi është në listën e kërkuar paraprakisht nga Turqia, por rrjeti vendas SVT, tha se i ekstraduari është dënuar me 14 vjet burg atje për mashtrim financiar dhe se është me origjinë kurde.

FOTO GALERI
2/2
Turqia si anëtare e NATO-s hoqi veto e saj për aplikimet e Finlandës e Suedisë për bashkim në aleancë në qershor

Top Channel