Agjencitë e Sigurisë Kombëtare Amerikane po studiojnë qindra raporte të reja të UFO-ve, apo thënë ndryshe, objekte fluturuese të paidentifikuara, përfshirë shumë nga ato që duket se kryejnë manovra që janë shumë të avancuara.

Në total, 510 “fenomene ajrore të paidentifikuara” të vëzhguara në hapësirën ajrore të mbrojtur ose pranë objekteve me rëndësi të veçantë, janë regjistruar që nga gushti i vitit të kaluar, sipas raportit në Kongres nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare.

Më shumë se gjysma e këtyre pamjeve të reja , shumica e të cilave erdhën nga pilotët e Marinës dhe Forcave Ajrore, shfaqin “karakteristika të jashtëzakonshme”, sipas raportit: 26 u karakterizuan si dronë; 163 u etiketuan si mjete të ngjashme me balonat dhe gjashtë u përshkruan si diçka e “rrëmujshme”.

Pak detaje të tjera u dhanë në lidhje me këto objekte të paidentifikuara, megjithëse raporti vuri në dukje se asnjë avion amerikan nuk është përplasur ndonjëherë me një UFO dhe vëzhgimi i tyre nuk ka shkaktuar asnjë efekt negativ deri më tani.

NASA po shton gjithashtu përpjekjet e saj për të ndihmuar hetimin e përgjithshëm.

Agjencia Hapësinore krijoi një ekip të pavarur studimi në tetor, duke përfshirë akademikë kryesorë, shkencëtarë, oqeanografë, drejtues të industrisë hapësinore dhe të tjerë për të mbledhur çdo informacion të mundshëm.

 

 

Top Channel