Stormy Daniels, e lindur në Luiziana, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, është aktore e filmave për të rritur.

Gjyqi përqendrohet në 130 mijë dollarë (120 mijë euro) që ajo u pagua për të heshtur rreth marrëdhënies seksuale me ish-presidentin amerikan, Donald Trump në një hotel në Lake Tahoe në vitin 2006,  dhe nëse pagesa ishte kryer në mënyrë të rregullt.

Gruaja e Trumpit, Melania Trump, nuk ishte në këtë vend pasi ajo sapo kishte lindur, sipas Skynews.

Ish-presidenti amerikan, 77 vjeç, mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels.;

Daniels, tani 45 vjeç, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje që kur akuzat e Trumpit u bënë publike, por ajo nuk ka frikë të përballet me të në gjykatë.

Ajo i tha The Times vitin e kaluar se aktakuza e Trumpi ishte “monumentale dhe epike”.

“Ai tashmë ka nxitur një trazirë dhe ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Sido që të jetë rezultati, ai do të shkaktojë dhunë dhe do të ketë lëndime dhe vdekje. Ka shumë mundësi që të vijnë shumë të mira nga kjo. Por sido që të jetë, shumë të këqija do të vijnë gjithashtu prej saj”, pohoi aktorja.

Stormy Daniels ka përshkruan atë që ndodhi më pas në dhomën e hotelit.

Ajo thotë se e gjeti Trumpin në shtrat kur hapi derën e banjës. Ai kishte veshur vetëm pantallonat e shkurtra dhe një bluzë.

Aktorja më herët i kishte thënë gjykatës se nuk kishte pirë alkool gjatë takimit të tyre. Trump nuk mbante prezervativ dhe kjo ishte shqetësuese, thotë Daniels, por shton se ajo nuk “tha asgjë” gjatë takimit.

“Po përpiqesha të mendoja për ndonjë gjë tjetër përveç asaj që po ndodhte atje”, thotë ajo.

“I kisha hequr rrobat dhe këpucët. Hoqa të brendshmet”, thotë Daniels.

Top Channel