Doktoresha e shkarkuar për deklaratat ndaj vaksinave COVID-19 rifiton liçencën në SHBA (fotot)

07/05/2024 19:23

Një doktoreshë në Ohio që mori vëmendje kombëtare në SHBA kur tha në Kongres, se vaksinat COVID-19 i bënin njerëzit “magnetikë”, ka rifituar së fundmi liçencën e pezulluar të profesionit.

Masa e rëndë ndaj saj ishte marrë me akuza për mungesë bashkëpunimi në një hetim.

Bordi mjekësor i Ohio tha sot se vendosi të rilëshojë liçencën e profesionit për Sherri Tenpenny pasi ajo pranoi të paguajë gjobën prej $3,000 dhe të bashkëpunojë me hetuesit.

Tenpenny, doktoreshë osteopatike (e shërimit fizik, të kombinuar me atë mendor e shpirtëror), është licencuar në Ohio prej vitit 1984. Ajo mori vëmendje në vitin 2021 kur dëshmoi para një paneli të kongresit të shtetit në favor të ndalimit të vaksinimit të detyruar dhe të maskave të fytyrës.

Gjatë komenteve të saj, Tenpenny pretendonte se vaksinat COVID-19 e bënin ‘magnetik’ trupin e marrësve të tyre, dhe si të tillë të influencueshëm nga valët e antenave të celularëve, që dëmtonin më shumë ciklin menstrual të grave.

Dhjetra doktorë të bordit u ankuan për komentet e Tenpenny duke i quajtur “të rreme, e manipuluese”, dhe rrjedhimisht licenca e saj u pezullua në gusht 2023 me arsye procedurale të mos-bashkëpunimit në një hetim mbi çështjen, shkruan rrjeti amerikan ABCNews.

Këtë muaj bordi votoi 7-2 më favor të rikthimit të liçencës për doktoreshën, duke argumentuar se “kishte plotësuar kushtet për rikthim në shërbim”.

Tenpenny njoftoi vendimin në rrjete sociale ku shkruante: “Qëndrojmë të patrembur! Falemnderit për mbështetjen dhe dashurinë, si dhe për lutjet tuaja në këto kohë të vështira”.

FOTO GALERI
1/3
Ajo dëshmoi para një paneli të kongresit të shtetit në favor të ndalimit të vaksinimit të detyruar dhe të maskave të fytyrës.

Top Channel