“Të zgjedh ty!” Petro deklarohet për Ildën, mërzitet Irisi

08/01/2023 22:41

Petro surprizoi të gjithë kur sonte u deklarua për Ildën në “Për’puthen”.

Që në nisje të kësaj eksperience, Petro ka shfaqur pëlqimin e tij për Ildën, ndërsa kimia mes të dyve është vënë re menjëherë. Megjitahtë, më pas Petro pati takime me vajza të tjera, ku shfaqi pëlqim veçanërisht për Irisin. Por pas shumë takimesh, debatesh dhe diskutimesh, sonte në “Për’puthen Prime”, Petro ftoi Ildën t’i bashkohej në mes të studios.

Kam shumë emocione. S’më kishte ndodhur ndonjëherë që kur jam futur për herë të parë në këtë studio”, u shpreh Petro, ndërsa deklarimin e bëri përmes disa tabelave ku kishte shkruajtur se sa mirë ndihet me Ildën:

Kur flirtoj me ty, nuk është shaka. Kur të them se me ty ndihem i qetë, më beso! Ti më sjell aventurën, qetësinë, emocionet, buzëqeshjen. Ndaj sot dua të them të zgjedh ty, deklarohem për ty”.

Ilda u gëzua nga kjo deklaratë, ndërsa ky moment i bukur u mbyll me një kërcim romantik.

Megjithatë, ky moment nuk ishte aspak i bukur për Irisin, që nuk fshehu mërzitjen për këtë deklaratë të Petros, djalin që ajo ka pëlqyer më shumë. Ndonëse tha se nuk e priste, ajo i uroi Petros më të mirat.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel