Shtypi saudit raporton, se më së fundmi këtë fundjavë u bë e mundur që Cristiano Ronaldo të nënshkruajë zyrtarisht me Al Nassr dhe të federohej.
Kjo për shkak se nga organika e skuadrës saudite duhej të largohej një lojtar i huaj, për t’i hapur një vend sulmuesit portugez.
Fillimisht u tha se do të ishte uzbeku Jaloliddin Masharipov që do të largohej, por në fund Al Nassr zgjodhi të ‘divorcohej’ me Vincent Aboubakar, sulmuesin kamerunas me të cilin ndërpreu kontratën, sipas ‘Al-Riyadh’.
Sipas të njëjtit publikim, zgjidhja e kontratës është arritur edhe para ndeshjes me Al-Tain, dhe tashmë CR7 është regjistruar menjëherë. Kjo do të thotë që pas dy ndeshjeve pezullim, sulmuesi portugez do të mund të debutojë për Al Nassr kundër Al Ittifaq, në datën 22.
Top Channel