Burri që kërkon të hapë dyqan drogash të forta thotë se “e di që do të më arrestojnë” (fotot)

07/01/2023 19:17

Një ish-përdorues kokaine në Kanada thotë se kërkon të hapë një dyqan që do të quajë ‘The Drug Store’, ku kërkon të shesë droga të sigurta e të pakontaminuara për njerëzit me varësi.

Ish i varuri prej drogave që prej adoleshencës thotë se kërkon të shesë droga të forta duke përfshirë heroinë, kokainë, metamfetaminë apo MDMA, mes të tjerave.

51 vjeçari Jerry Martin, nga Vancouver, Kanada, thotë se kërkon të hapë dyqanin për të reduktuar numrin e të vdekurve prej krizës kombëtare të mbidozës së drogave dhe substancave të kontaminuara.

Qeveria kanadeze thotë se kriza është nga më seriozet e shëndetit publik në vend, me më shumë se 10,000 vdekje zyrtare që prej shpalljes në vitin 2016.

Provinca kanadeze e British Columbia, nis këtë muaj politikën e re të dekriminalizimit të drogave që do të thotë se nuk është më e jashtëligjshme të zotëron një sasi të caktuar të drogave të forta, por shitja e tyre do të mbetet ilegale.

Jerry, ish-përdorues kokaine, beson se me dyqanin e tij të ri do të ndihmojë në testimin e substancave të huaja kontaminuese për të shpëtuar jetën e të varurve nga drogat.

Ai thotë: “Më vdiq vëllai dy muaj më parë në Hastings. Shkoi të drogohej dhe nuk u kthye më korrë. Dua të hap sa më shpejt dyqanin, ose më shumë njerëz do të vdesin”.

Ai thotë se do të mbajë çmimin e drogave pak më të lartë sesa çmimet e rrugës, për të mos hyrë në telashe me trafikantët lokalë pasi kjo mund të jetë e rrezikshme.

“Kam blerë disa jelekë anti-plumb,” shton ai, duke argumentuar se disa vetrata të dyqanit do të jenë të tilla.

I pyetur nëse ka frikë se e arrestojnë ai thotë: “Besoj se kjo do të ndodhë.”

Së bashku me avokatin Paul Lewin, Jerry kërkon të nisë një sfidë ligjore nëse e akuzojnë për krim.

“Nëse zoti Martin akuzohet për shitje substancash të ndaluara, ne do t’i sfidojmë akuzat”, thotë avokati i tij, teksa vullneti i Martin është të rrezikojë arrestimin për të dhënë droga të sigurta për të varurit.

Ai thotë se ka nisur drogat prej moshës 14 dhe ka jetuar disa vjet jashtë prandaj kërkon te ndihmoje te tjeret.

FOTO GALERI
1/3
Kriza e varesise se drogave ne British Columbia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA