Video/ Disa të arrestuar teksa burrat sulmojnë 17-vjeçaren e veshur jo-modestisht në eventin e motoçikletave në Irak (fotot)

04/01/2023 21:21

Një video e pazakontë ka bërë sot xhiron e rrjetit ku shihej një vajzë e re që ndiqej nga disa dhjetra burra që rrjedhimisht e sulmuan për veshjen “jo-modeste”, në një panair motoçikletash në Irak.

Policia vendase tha se arrestoi disa nga sulmuesit dhe ofenduesit e femrës që u shfaq papritur me një veshje të poshtme shumë të shkurtër, në eventin e frekuentuar tradicionalisht vetëm nga meshkuj.

Ngjarja ndodhi në qytetin Sulaymaniyah, në zonën kurde të Irakut, dhe nuk dihet përse vajza u shfaq në eventin e motoçikletave, ku nuk janë parë asnjëherë femra, aq sa disa nga mediat vendase thonin se ishte “një provokim i qëllimshëm”.


Sjellja e meshkujve u dënua gjerësisht për shpërndarjes së videos në rrjetin e gjerë dhe policia tha se kishte arrestuar 16 persona në lidhje me incidentin.

Video u shpërnda fillimisht në TikTok ku mori disa miliona klikime, teksa shpërndarja e gjerë i dha ekspozim dhe zhurmë, edhe pse situata ishte nuk ishte diçka që mund të pritej nga vendasit si diçka natyrale.


Kryetari i parlamentit kurd Rewaz Faeq, dënoi sjelljen e meshkujve ndaj të resë me minifund, në eventin e frekuentuar vetëm nga burra.

Qeveria rajonale e Kurdistanit gjithashtu dënuan sulmin duke e quajtur atë “një incident i papranueshëm”.

FOTO GALERI
1/3
Një video e pazakontë ka bërë sot xhiron e rrjetit ku shihej një vajzë e re që ndiqej nga disa dhjetra burra që rrjedhimisht e sulmuan për veshjen “jo-modeste”, në një panair motoçikletash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA