Një konflikt çastit i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren ka përfunduar me vdekjen e një 31-vjeçari nga Kukësi.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal natë, ku tre të rinj nga Kukësi janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta me disa shqiptarë të Kosovës, e më pas janë nisur në drejtim të Morinës.
Sapo kanë hipur në automjet, ata janë qëlluar nga pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, i identifikuar si Dibran Hoxhajn.
Nga të shtënat me armë mbertën të plagosur dy pasagjerët, Rufgen Shehu 27 vjeç dhe Visart Cengu 31 vjeç, ku ky i fundit nuk mundi dot t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Shehu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte Arben
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës. Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.
Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia e Kukësit.
Top Channel