Nëse dita e mirë shihet që në mëngjes, 2023 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Paris Saint-Germain.
Parizienët pësuan disfatën e parë sezonale në Ligue 1 pikërisht në ditët e Vitit të Ri, duke humbur 3-1 përballë Lens të vendit të dytë në klasifikim, që tani është afruar me 4 pikë diferencë.
Një ndeshje në të cilën PSG arriti me mungesa, nëse merren parasysh ato të dy të tretave të tredhëmbëshit të ëndrrave pasi nuk ishin si Messi që është ende duke festuar Botërorin e fituar me Argjentinën, ashtu dhe Neymar që u skualifikua pas dy kartonëve të verdhë të marrë në sfidën e mëparshme. Mbappe i vetëm nuk kishte mundësi të bënte më shumë dhe disfata e parë e këtij sezoni është shoqëruar me polemika.
Ka nga ata që kapen me lojtarët që munguan, por edhe nga ata që nënvizojnë se pa ta PSG nuk duket në gjendje të prodhojë kushedi se çfarë. Për sa i përket pjesës së parë komenti që spikat në Twitter është ai i një tifozi të zhgënjyer nga Messi e Neymar që shkruan.
“Humbja e parë sezonale për faj të një argjentinasi që feston prej 20 ditësh, dhe të një braziliani që nuk e di si duhet të sillet në fushë”. Çdo referim për faktin që Messi vazhdoi të qëndronte në Argjentinë, dhe për përjashtimin qesharak të Neymar është i dukshëm.
APO FAJI I MBAPPE?
Natyrisht ka dhe nga ata që mendojnë se faji është i atyre që ishin në fushë. Duke nisur nga Mbappe, nën akuzë se nuk është në gjendje të shkëlqejë pa shokët e rëndësishëm të skuadrës, si te Franca ashtu dhe te PSG. “Pra kur PSG fiton është meritë e Mbappe, kur humbet është faji i Messit dhe Neymar“,- shkruan dikush. Sulmet për francezin nuk mungojnë “Pra po më thoni që lojtari më i mirë francez i shekullit nuk është në gjendje të kombinojë asgjë kundër një skuadre të nivelit të dytë nëse pranë tij nuk ka një brazilian që t’i mbajë dorën?”, – shkruajnë tifozë të tjerë. Me pak fjalë situata në Parkun e Princave nuk është aspak e qetë. Duke kujtuar se kur të mbërrijë Messi me Kupën që i rrëmbeu Mbappe, gjakrat mund të ndizen edhe më shumë./ SuperSport
Top Channel