Tunelet dhe urat gjigante që lidhin Azinë me Evropën në ngushticën legjendare turke (fotot)

30/12/2022 21:44

Brigjet e ngushticës së Bosforit janë personifikimi parësor i Stambollit, të mbushura me vila elegante dhe pyje shekullorë.

Ngushtica e gjerë 30-kilometra vijojn nga Deti i Zi në veri deri në detin Marmara në Jug dhe konsiderohet lidhja kryesore e Azisë me Evropën.

Shtrirja urbane e Stambollit mbulon si Evropën në perëndim dhe Azinë në lindje, duke i dhënë atij emrin fantastik si “qyteti i vendosur në dy kontinente”.

Në këto ujëra kalojnë ditë e natë çisterna, anije konteinerësh që shihen në horizont pranë Ishujve të Princeshës, duke pritur radhën e tyre për të kaluar.

Sipas censusit të vitit 2021, 16 milionë njerëz banojnë në Stamboll dhe një pjesë e madhe e tyre janë gjithmonë në lëvizje, duke hyrë brenda ose shkuar jashtë qytetit.

Kështu që megjithëse mudn të duket kaotike vendasit arrijnë të lëvizin më së miri në metropol, me anë të morisë së hekurudhave, urave e tuneleve që kalojnë nga një kontinent te tjetri.

Ura e Bosforit e njohur dikur si ‘Boğaziçi Köprüsü’ është një strukturë elegante të cilës vendasit i referohen shpesh si “Ura e Parë”.

Ajo u hap në tetor 1973, në 50 vjetorin e Republikës moderne turke dhe para saj e vetmja mënyrë për të kaluar ngushticën ishte trageti.

Ura është vendosur në pikën më të ngushtë të ngushticës së Bosforit, ku mbreti pers Darius I kishte ndërtuar fillimisht një strukturë pluskuese në formë ure në vitin 512 p.e.s.

Ura e dytë që lidh dy kontinentet është hapur në 3 korrik 1988 dhe u emërua në nder të Fatih Sultan Mehmet, ose ndryshe ‘Mehmet Pushtuesi’, i cili hyri në qytet në 1453 dhe vendosi pushtetin Otoman në Kostandinopojë, që asokohe ishte kryeqyteti i perandorisë bizantine.

Ura ngrihet rreth 70 metra mbi sipërfaqen e ujit  dhe lidh qytezat e Hısarüstü në perëndim dhe Kavacık në Lindje.

Në vitin 2016 një urë e tretë e varur u përfundua mbi Bosfor, e cila u quajt Yavuz Sultan Selim, nipi i Mehmet Pushtuesit.

Por përveç urave në vitet e vonshme u punua për hapjen e tuneleve nëntokësore poshtë ngushticës, siç ishte konceptuar prej dekadash nga inxhinierët turkë.

Tuneli Marmaray, i planifikuar që prej vitit 1860, u hap vetëm në 2013.

Kalimi 5.3-kilometra i gjatë er (Avrasya Tüneli në turqisht) ishte një arritje e madhe inxhinierie dhe gjithashtu mënyra më e shpejtë për të kaluar ngushticën, me një shpejtësi maksimale të lejuar prej 70 kilometra në orë.

Me tarifën e tij prej $2.85 ky është gjithashtu kalimi më i kushtueshëm i ngushticës.

Në galerinë e mëposhtme nga rrjetiCNN, gjeni detajet e strukturave gjigante mbi ose poshtë ujërave të Bosforit;

FOTO GALERI
4/11
Ngushtica ka gjithsej shtate ura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA