Lufta në Ukrainë/ Nuk ndalen bombardimet ruse, humbin jetën dy persona në Kharkiv

29/12/2022 19:00

Dy persona mbetën të vrarë, ndërsa një tjetër u plagos pas sulmeve ruse në Kharkiv këtë të enjte.

Për shkak të bombardimeve u plagos edhe shtatë persona në zona të tjera të Ukrainës.

Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov deklaroi se Moska kishte shënjestruar infrastrukturën kryesore në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës (Kharkiv).

Nga bombardimet u prek edhe Kievi, atu ku u shënuan tre prej të plagosurve.

Raketat ruse goditën një shkollë, e cila ishte kthyer në konvikt për banorët e rajonit lindor të Donetskut.

Në momentin që ndodhi sulmi personat që banonin aty ishin zhvendosur.

Është raportuar se një spital në Kherson, në jug të Ukrainës, është goditur gjithashtu nga raketa, duke plagosur dy persona.

 

Top Channel