Pantera e zezë e braktisur në Ukrainë gjen më në fund strehim në Francë (fotot)

28/12/2022 18:50

Kiara, pantera e zezë gjashtë muajshe e shpëtuar nga trafiku i kafshëve ekzotike në Ukrainë, ka gjetur më në fund strehim në një rezervat kafshësh në Loire (Luar) të Francës.

Kafsha e gjetur nga aktivistët në Kiev kaloi disa javë në një kopsht kafshësh në Poloni  para se të mbërrinte sot në Francë shkruan rrjeti vendas AFP.

Veterineri Jean-Christophe Gérard, i kopshtit Saint-Martin-la-Plaine, tha se megjithëse pantera është e re, ka kaluar një periudhë ndoshta dramatike.

“Me sa kuptojmë ajo ka lindur në Ukrainë gjatë kohës së luftës dhe ka parë bombardimet. Ajo ka lindur nga trafiku ilegal i kafshëve të luksit dhe mbahej nga një individ privat që e braktisi duke e lënë në fatin e saj”.

Gérard shtonte më tej: “Ne do ta lëmë atë të qetë për disa kohë derisa të mësohet, pasi është ende e vogël”.

“Ajo mund të ketë kaluar shumë ngjarje dhe ndryshime të njerëzve që kujdesen për të”.

“Megjithse këto kafshë kanë lindur në Evropë, ato përsëri kanë instinkte të egra dhe janë të stresuara, prandaj ne do të punojmë për përmirësimin e saj”.

Veterineri shtonte se kafsha e re duhet të lihet e qetë që të mësohet me ambjentin e ri derisa të caktohet një kujdestar i vetëm që ajo ta ketë si “referencë’ dhe të krijojë besim.

“Ne nuk e dimë të kaluarën e saj por ajo është marrë nga e ëma në moshë të vogël dhe nuk e njeh racën e saj prandaj gradualisht duhet ta vendosim me një panterë tjetër nga e cila të mësojë sjelljet e species së saj.”

FOTO GALERI
3/7
Veterineri Jean-Christophe Gérard, i kopshtit Saint-Martin-la-Plaine, tha se megjithëse pantera është e re, ka kaluar një periudhë ndoshta dramatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA