Iraniania 11-vjeçare shënon në test, inteligjencë më të lartë se fizikantët Einstein e Steven Hawking

28/12/2022 19:23

Kur përballen me probleme të papritura, femrat dihet që mund të kthehen në luftëtare të forta.

Edhe kjo histori nga viti 2019 tregon për potencialin e tyre të pabesueshëm, teksa një 11 vjeçare britaniko-iraniane kreu një test inteligjence dhe shënoi pikët më të larta të mundshme.

Tara Sharifi me origjinë nga Irani, ishte në shkollën e saj në Aylesbury pranë Oxford kur mësoi atë që do ta bënte të famshme. Asaj iu dha mundësia të bënte testin e inteligjencës dhe prindërit e saj e mbështetën.

“Ishte një vendimi përbashkët me prindërit”, tha ajo për rrjetin The Bucks Herald. Ndërsa babai i  Tara tha: “Unë e kisha menduar se ajo mund të shënonte shumë pikë pasi në konkurset televizive i gjente pyetjet e matematikës para konkurrentëve. E dija që ishte inteligjente por nuk besoja se mund të shënonte kaq shumë”, tha ai.

Testi i inteligjencës mat aftësitë mendore të individit në krahasim me popullatën e përgjithshme, ndërsa Mensa thotë se është organizatë për njerëz shumë inteligjentë të cilët shënojnë më shumë se 98 perqind.

Tara Sharifi thotë se rezultati kishte tronditur familjen, mësuesit madje dhe shkencëtarët. Pikaverazhi i saj prej 162 është më i larti i mundshëm dhe më shumë se “niveli gjeni” prej 140. Megjithse fizikantët Albert Einstein apo Steven Hawking nuk e kishin kryer kurrë këtë test, llogaritjet për ta besohet të jenë jo më shumë se160, teksa Tara Sharifi i kalonte në inteligjencë.

Por Sharifi nuk është fëmija i vetëm me arritje të tillë, teksa në 2019, 10-vjeçarja Freya Mangotra ishte një nga personat më të rinj që kryenin testin dhe shënoi 162. I pyetur asokohe për të ardhmen e mundshëm të Freya babai i saj kishte thënë, “Më duket se e ndryshon.

Në fillim kishte dashur të bëhej doktoreshë por më pas nuk i pëlqente më.”

Si fëmijët e tjerë, edhe 11-vjeçari Yusuf Shah ka shënuar më parë nivelin 162 në testin e inteligjencës në Britani, gjë që nuk është parë te të rriturit, prandaj disa studiues kanë hedhur dyshime mbi efektin që ka “zhvillimi apo shkolla në inteligjencën e njeriut”.

FOTO GALERI
3/3
Megjithse fizikantët Albert Einstein apo Steven Hawking nuk e kishin kryer kurrë këtë test, llogaritjet për ta besohet të jenë jo më shumë se160

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA