Për të kuptuar hapësirën që u është dhënë tregtarëve të mëdhenj dhe tregut kartel që është krijuar nga Bordi, ne kemi bërë një vëzhgim në terren.

Disa karburante rezulton se tregtojnë me çmime më të lira se sa përcakton bordi. Tani pyetja është nëse këto biznese po dalin me humbje? Pra, këto janë një tregues i qartë se Bordi “çimenton” çmimet përmes kuotave tavan për të frenuar konkurrencën dhe mbajtur fitimet e larta për kompanitë e mëdha.

“Fenomeni i pikave të bardha apo i pikave që tregtojnë më ulët se çmimi i bordit unë prirem të besoj se janë pika të cilat kanë dalë nga rreshti dhe nuk janë pjesë tashëm e asaj që po e quajmë kartel i cili i cakton çmimin. Por në asnjë rast nuk besoj që këto pika po tregtojnë në humbje të tyre. Këto janë biznese që kanë dalë për të fituar por kanë dalë nga rreshti i atyre që po detyrojnë qytetarin që të blejë karburantin me çmime të larta”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Panajot Soko.

Me logjikën e thjeshtë ekonomike asnjë nga këto karburante nuk po shet me humbje. Argumëntimi për rritjen e marzhit të fitimit për të mbuluar humbjet është një flluskë sapuni. Ajo që konkludohet është fakti se kjo metodë tregu i intereson bizneseve, por edhe qeverisë që përmes çmimit të rritur direkt rrit arkëtimet përmes TVSH-së.

“Në thelb ndërtuam një strukturë që ka po kaq konflikt interesi saç ka edhe lënia e çmimit në një treg të lirë pasi abuzimin e operatorëve nuk mund ta luftojnë operatorët vetë. Pra bordi do të duhej të ishte një entitet që do të përbëhej vetëm nag institucione sepse ata do të duhet të luajnë rolin e transparencës. Ashtu siç pritej bordi nuk mundi që të realizonte qëllimet për të cilat u krijua”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Panajot Soko.

Top Channel