Burri mbipeshë ‘nuk njihet’ më pasi humbet 70 kg kur heq dorë nga ushqimet e shpejta (fotot)

27/12/2022 15:23

Një burrë i fiksuar me hamburgerët McDonald prej gati tetë vitesh, ka humbur tashmë gjysmën e peshës së trupit të tij obez kur hoqi dorë nga ushqimet e shpejta toksike dhe alkooli.

Punonjësi i IT, Matthew Riggs preferonte hamburgerët me 7,000 kalori nga gjigandët e ushqimit të shpejtë, dhe pinte gati një shishe rum në ditë, duke arritur peshën prej ‘mamuthi’ rreth 140 kg.

Por ai thotë se gjithçka mori fund kur i biri dhjetë vjeçar i tha një ditë: “Babi, ti je i shëndoshë — nuk ke frikë se të bien të fikët e vdes një ditë?”

Ky koment i vitit 2019 duket se tronditi mjaftueshëm 35 vjeçarin Matt, 35, nga Essex në perëndim të Londrës.

Ai thotë: “M’u bë sikur diçka më ngeci në grykë, dola menjëherë nga dhoma”.

Prej atëherë ai hoqi dorë nga ushqimet e shpejta McDonald, reduktoi alkoolin dhe u regjistrua në palestër dhe ndryshoi zakonet e tij të ushqimit duke marrë vetëm drithëra natyrale, perime e produkte të paprocesuara.

Matt thotë se tani merr vetëm 2,500 kalori në ditë dhe ka rënë në peshën 75 kg.

Ai tregon se merr ushqime të shpejta vetëm në raste të rralla por gjithçka e tregon trupi i tij.

“Isha totalisht i varur nga ushqimet e McDonald. E vetmja stërvitje që bëja ishte të ecja deri aty”, tregon Matthew.

FOTO GALERI
3/3
Matt thotë se tani merr vetëm 2,500 kalori në ditë dhe ka rënë në peshën 75 kg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA