Ilda zhvilloi një takim në studion e Për’puthen me Petron, në të cilën u munduan të sqaronin situatat e krijuara mes tyre.
Gjatë gjithë kohës konkurrentja ishte shumë e nervozuar, por përveç personit që kishte përballë ajo nuk kurseu as Irisin.
Situatat midis tyre nuk kanë mundur të stabilizohen, pasi konkurrenca e fortë mes vajzave vijon të jetë prezente.
Irisi: Petron e shohin ndryshe njerëzit e tjerë, dhe unë shoh ndryshe
Ilda: Kur ti e thua këtë duket sikur e thua me provokim për mua
Irisi: Mbase nuk e pasur aq interes për mua për t’i ditur gjërat rreth Petros. S’di asgjë për Petron edhe vjen këtu sikur i intereson shumë. Jepi vëmendje atij që ke në takim jo mua
Më pas në një moment Ilda iu drejtua Petros me fjalë të cilat nuk mundën të sillnin një përfundim midis tyre.
Ilda: Ç’ke që rri si i pafajshëm
Petro: Pse ça do të bëjë unë të ndërhyj në debatin tuaj. As ty s’të kam dhënë përparësi e as asaj
Ilda: Po takimi që bëmë bashkë? Kështu je ti fallco
Petro: Fallso !? Jo mo s’është fallco. Unë nuk shmangem. Ti ke vendin tënd dhe ajo ka vendin e vet.
Pas bisedës që zhvilluan konkurrenti u shpreh se ka nevojë për kohë që të vendosë se ku do të fokusohet, tej Ilda apo Irisi.
“Kështu si i merr kjo bisedat normalisht që s’mund të ndërtojmë diçka kur je i tensionuar. Unë nuk jam i qetë, që në momentin që fillon me shpatë në dorë. Më duhet edhe pak kohë për ta kuptuar se ku jam”, u shpreh Petro.
Top Channel