Bastisja në shtëpinë e Martinajt/ Avokati: Duam të dimë kush u gjet në banesë, e gjitha u bë sa për show e s’pati rezultat

26/12/2022 21:29

Kontrolli i ditës së sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, është tema e diskutimit për mbrëmjen e sotme në “Top Story”.

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se në lidhje me këtë ngjarje me interes është të dihet se kë gjeti policia në shtëpi, pasi kjo është e rëndësishme jo se u gjetën armë sepse sipas tij një gjë e tillë pritej.

Avokati tha se një situatë e tillë është krijuar vetëm për show politik dhe mediatik dhe se nuk ka asnjë rezultat konkret.

Vishaj: Unë mendoj se është një ngjarje në të cilën janë të përqendruar të gjithë ndërsa momenti në të cilin ka bastisur policia është I gabuar se ka gjashtë muaj kjo ngjarje. Gjetja e armëve nuk është një gjë e re, ajo që duam të dimë është se kush u gjet në shtëpinë e tij. Në rast festash apo pushimesh policia gjen momentin për të goditur personat që janë në kërkim e për të ushtruar kontrolle. Të marrësh një vendim gjykate për një ngjarje të bujshme, bëhet fjalë për element që kanë të bëjnë me një logjikë kriminale, ka një ndërthurje element nga policia e shtetit, krimi dhe politika. Policia nuk ka afate, duhet të dalë në konferencë për shtyp e të tregojë kush e detyroi për këtë bastisje dhe kë gjetën në shtëpi. Kjo është zhurmë, tymnajë apo  rezultat? Fakti që rezultati është zero tregon se kjo lëvizje ishte më shumë mediatike e politike.

Top Channel