Për herë të dytë brenda ditës së Krishtlindjeve, alarm për sulm ajror në Ukrainë

25/12/2022 14:55

Një alarm mbarëkombëtar për sulm ajror ka rënë në Ukrainë, për herë të dytë brenda ditës së Krishtlindjes.

Sky News shkruan se sirenat u ndezën në të gjithë vendin, por deri më tani nuk janë raportuar për dëme.

Që prej 24 shkurtit Ukrainë është në luftë, pas sulmit që iu bë nga Rusia. Kjo është krishtlindja e parë që ata po kalojnë në luftë.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe bombardimet ruse nuk kanë reshtur që prej nisjes së luftës, e cila ka lënë pasoja të rënda.

Top Channel