Gjysmëfinalja e Dancing With The Stars ka nisur plot emocione nën atmosferën e festave të fundvitit.
Me këngën ikonike të Mariah Carey “All I Want For Christmas Is You”, çiftet kanë kërcyer në skenë.
Energjia, ngjyrat dhe veshjet e tyre magjepsëse rrëmbyen duartrokitjet e zjarrta të publikut.
Në fund të performancës, çifteve iu bashkuan edhe moderatorët e spektaklit, Bora Zemani dhe Eno Popi.
Gjashtë çiftet që garojnë për gjysmëfinale do të performojnë nga dy kërcime të zhanreve të ndryshme. Këtë mbrëmje do të ketë eliminim të dyfishtë, ku dy çifte do të largohen duke humbur edhe mundësinë për të marrë çmimin e madh.
Për të qenë pjesë e finales së madhe të Dancing With The Stars garojnë Megi dhe Jurgen, Elhaida dhe Lediani, Isli dhe Ledia, Sara dhe Luixhino, Arditi dhe Jora, Salsano dhe Lori.
Top Channel