Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Miley Cyrus ishte një nga protagonistet kryesore të iHeartRadio Music Awards 2026, ku u nderua me çmimin prestigjioz “Innovator”.
Gjatë fjalimit të saj, artistja nuk i mbajti emocionet teksa rikujtoi fillimet në industrinë e muzikës dhe aktrimit, veçanërisht rolin që e bëri të famshme në mbarë botën, Hannah Montana.
Cyrus, e cila së fundmi shënoi 20-vjetorin e serialit, theksoi se ky personazh ka pasur një ndikim të thellë në formimin e saj artistik dhe identitetin që ka ndërtuar ndër vite.
“Hannah Montana më frymëzoi shumë në karrierën time… ndonjëherë ‘ti’-ja e rreme mund të zbulojë ‘ti’-në e vërtetë -u shpreh ajo, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj dhe mënyrën si ka evoluar në skenë.
Ajo shtoi se për të, inovacioni nuk do të thotë të heqësh dorë nga e kaluara, por ta përfshish atë në procesin e zbulimit të vetes.
Në fund, Cyrus theksoi se suksesi i vërtetë nuk matet me çmime, por me ndikimin që muzika ka tek njerëzit, duke e mbyllur fjalimin me mirënjohje dhe ndjeshmëri./Tar
Top Channel