Takimi i Irisit dhe Petros shkoi qetë ku duket se disa gjëra u sqaruan por situata u tensionua pasi Ilda ndërhyri në takimin e tyre.

“Më ka ndikuar edhe çështja moshës, më duket sikur sje gati për të vazhduar diçka serioze”, tha Petro në takim.

“Si me fjalë si me vepra ia kam vërtetuar atë që kam thënë. Gjatë gjithë kësaj kohe përpiqen të më largojnë nga Petro”, akuzon Irisi në studio.

Ilda ndërhyn në takim duke pyetur Petron: “Nëse do kesh një takim me mua javën tjetër, do sillesh me mua takim serioz se kshu e do momenti apo kshu e ndien?”

Petro në tone të larta i përgjigjet: “Ka ardhur momenti për mua që dua ti marr gjërat seriozisht.”

“Unë di gjëra për Petron që si di njeri”, kjo deklaratë e Irisit bëri që situata të tensionohej.

Ilda e acaruar thotë: “A e ke pa veten tate si bën si kaposh pa kokë?”, ndërsa Irisit i shprehet se ajo i shkoi nga pas Petros duke pretenduar se në studio shtiret pasi nuk është ajo në të vërtetë.

Në fund Petro pranon se do të ketë takime të tjera me Irisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA