Nazarko për Abazoviç: Shpëtoi shkombëtarizimin e shqiptarëve në Mal të Zi, miratoi rezolutën e Srebrenicës më të avancuarën në Ballkan

22/12/2022 22:43

Analisti Mentor Nazarko, ka theksuar sonte në “Top Story” punën e sukseshme të bërë nga Abazoviç në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi.

Ai është shprehur se Abazoviç ka shpëtuar shqiptarët e Ulqinit nga shkombëtarizimi dhe për këtë arsye shumë qytetarë atje kanë nisur të identifikohen me të.

Nazarko u shpreh se Abazoviç gjithashtu ka miratuar rezolutën e Srebrenicës më të avancuarën në Ballkan.

Nazarko: E ka imponuar qeverinë pro-serbe të Malit të Zi të miratojë një rezolutë për Srebrenicën që është më e avancuar se rezolutat e shteteve të Ballkanit, kjo rezolutë e miratuar edhe nga qeveria dënon genocidin dhe më në fund I ka imponuar qeverisë qarkullimin e elitave, ka future në lojë teknokratë që janë faktorë kyç pro-perëndimorë. Gjukanoviç është me të vërtetë një hero i madh i popullit të tij por kur vjen puna tek popullsi shqiptar e ka katandisur komunën më të rëndësishme të Ulqinit që ka shqiptarë me det e liqen e histori, si komunën më të varfër të atij vendi. Shqiptarët në atë komunë janë subjekt i shkombëtarizimit, janë duke u shndërruar në boshnjakë apo në një popullsi tjetër. Për shkak të Dritanit rezultatet e fundit elektorale kanë parë një fenomen të veçantë, shumë njerëz kanë nisur të identifikohen me atë.

Top Channel