Greva kombëtare e mjekëve të ambulancave në Britani ka bërë që bizneset “të përshtaten” në mënyra të ndryshme për problemet e papritura shëndetësore, sidomos ato me abuzimin e ushqimit dhe të pijeve.
Kështu një bar në veri të Britanisë thotë se ofron të paguajë taksinë drejt spitalit në rast se klientët e tij pësojnë atak kardiak pasi konsumojnë ofertën speciale ‘Parmo Kebab Sandwich’ me 8,000-kalori, gjatë kohës së grevës më të madhe të ambulancave në vend në 30 vitet e fundit, shkruan me ironi e përditshmja satirike vendase DailyStar.
Bari George Pub & Grill në qytezën Stockton-on-Tees, po reklamojnë sanduiçin e tyre gjigant me copa mishi dhe djathi të skuqur, të shoqëruar me patate të skuqura dhe salcë te murrme.
Produkti i njohur për ‘bllokimin e arterieve të gjakut’ kushton 23.95 paundë dhe përmban rreth katër herë më shumë se sasia e rekomanduar e kalorive që është rreth 2,000 për femrat.
Pronari i restorantit Craig Harker, tha: “Vetëm rreth 100 e kanë provuar dhe shumë pak kanë mbijetuar. Arsyeja që kemi bërë ofertën e taksisë drejt spitalit eshte pasi të gjithë duket sikur janë në gjendje kome pasi e kanë konsumuar”.
“Nganjëherë shqetësohem për ta pasi i shikoj të shtrirë duke djersitur dhe mendoj ‘Këtë duhet ta coj në spital’”.
Pronari mendon më tej duke thënë me shaka se dihet të trajnojë stafin e tij për të përdorur defibrilatorët e zemrës.
Në një postim në Facebook për gostinë e ofruar thuhet: “Nëse ndonjëri pëson diçka duke ngrënë këtë ne ju paguajmë taksinë për të spital”, duke iu referuar shtimit të pashpjegueshëm të numrit të atakëve kardiakë dhe vdekjeve të papritura dy-tre vitet e fundit.
Një komentues shkruante: “Këtë porosinë e hëngrëm dy vetë sepse dikush para meje dështoi totalisht. Është për njerëzit e shpellave, që kanë sytë më të mëdhenj se barkun”.
Top Channel