Buzhala i ashpër me Abazoviç: Qesharak! Kisha serbe është pararojë e tre luftërave

22/12/2022 23:01

Analisti Berat Buzhala shprehu opinionin e tij këtë të enjte në “Top Story”, në lidhje me kishën ortodokse serbe në Mal të zi dhe trajtimin që Dritan Abazoviç i ka bërë.

Sipas tij fajtori i vetëm i gjenocidit në Srebrenicë është vetëm Vuçiç dhe shtoi se ai ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit.

“Domethënë Serbia duhet të uli kokën edhe për 100 vite për gjenocidin e Srebrenicës. E përgjegjësi direkt për gjenocidin e Srebrenicës është Vuçiç, i cili ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit”, u shpreh Buzhala në “Top Story”.

Ai tha se kisha serbe është pararojë e tre luftërave të kryera, ndërsa trajtimi që kryeministri i Malit të Zi i bën është qesharake.

“Kisha serbe është çdo gjë përveçse kishë. Kisha serbe është pararojë e tre luftërave që kanë kryer në Jugosllavi, Në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Nuk ka kriminel serb që nuk është bekuar nga kisha ortodokse serbe. Trajtimi që Abazoviçi i bën asaj kishe është qesharake. Do të doja të ishte naive , por frikësohem se nuk është e tillë”, shtoi  më tej analisti.

Top Channel