Burri i kërkon fqinjes së re të paguajë faturën e gardhit të ngritur nga ai vite më parë në Australi (fotot)

22/12/2022 17:15

Një burrë në Australi i ka dërguar faturën dhe kërkon nga fqinja pagesën $500 për një gardh që ai ka ngritur vetë në vitin 2005.

Shannon Spencer u vendos vitin e shkuar në një zonë të Perth, në Australi ku ndërtoi një shtëpi të sajën.

Por muajin e kaluar fqinj i saj papritur i dërgoi faturën prej 500 dollarë australianë për kostot e ngritjes së gardhit në fund të pronës së saj.

Shannon tha për rrjetin ABC Radio Perth: “Nuk është një shumë e madhe por fakti që gardhi është aty prej vitesh dhe ai vjen me faturë në dorë … është pak i çuditshëm.’

Fqinji i kishte shpjeguar se të gjithë fqinjët e tjerë kishin paguar pjesën e tyre të kostove të gardhit dhe se ai kishte faturat për të provuar gjithçka.

Në fillim Shannon mendoi se ishte një shaka – por sipas ligjit të gardheve ndarëse në Australi, pronarët e shtëpisë duhet të paguajnë të gjithë pjesën e kostove të gardheve ndarëse.

Ajo e shikon tashmë se duhet të paguajë prandaj argumenton se gardhi është i vjetër dhe jo në gjendje të mirë.

Gruaja thotë: “E di që ligjërisht më duhet të paguaj për gardhin, por po e debatoj pasi ai ka 17 vjet që është ndërtuar dhe unë që po vendosem këtu 17 vjet më vonë ,kur ai përsëri më kërkon të paguaj gjysmën e kostove të gardhit”.

Gardhi është në fakt i ndryshkur, ngjyra e tij ndryshon nga pjesa tjetër e madje nuk është me lartësi të njëjtë.

Shannon kishte shkruar për situatën në rrjetin Facebook ku disa njerëz thanë se ishin të shokuar, ndërsa të tjerë e quanin situatën “qesharake”.

Rrjeti ABC Radio foli me avokatin Johnson Kitto, i cili konfirmoi se Shannon duhet të paguajë pa marrë parasysh moshën dhe vjetërsinë e gardhit.

Avokati tha: “Unë këshilloj që ajo të paguajë, ligji është në anën e tij dhe asokohe ai duhet të merrte gjysmën e kostove të ndërtimit. Imagjinoni si do të ishte të ndërtoje një gardh tani”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA