Emiliano Martinez është kthyer në personin më të urryer për tifozët francezë.
Portieri i Argjentinës shkëlqeu në fushë duke dhënë kontribut maksimal në fitimin e Kupës së Botës, por aspak jashtë saj me veprimet e tij.
30-vjeçari shkaktoi polemika dhe zemërim me festimin pas shpalljes si portieri më i mirë në Katar 2022. “E kisha me tifozët francezë, arroganca nuk funksionon me mua”, u shpreh “gardiani” latin.
Në lidhje me veprimin e tij ka reaguar edhe Adil Rami, aktualisht pjesë e Troyes në Ligue 1, mbrojtësi që fitoi Botërorin Rusi 2018 me Francën. “Martinez është idioti më i madh i botës së futbollit, më i urryeri!
Mbappe e terrorizoi aq shumë saqë ai feston më shumë fitoren kundër nesh sesa fitimin e Kupës së Botës”, u shpreh ish-lojtari i Milanit, i cili theksoi se portieri më i mirë i Botërorit ishte marokeni Bounou dhe jo Martinez.
Top Channel