Qeveria shqiptare finalizoi dhe nënshkroi kontratën me kompaninë turke “Bayraktar”, në blerjen e tre dronëve të armatosur, për t’u përdorur në misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare.
Këta dronë do të mbërrijnë në vendin tonë vitin e ardhshëm. Do të përdoren edhe në luftën kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit si dhe për nevojat e emergjencave civile.
“Me këtë marrëveshje nuk po sjellim këtu në Shqipëri teknologjinë më të mirë të lartë në këtë fushë, por kështu do sjellim në Shqipëri një fushë të re njohurish dhe është shumë mirë që marrëveshja nuk është vetëm për të blerë dronët por ka të bëjë edhe me ndërtimin e një ure mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe kompanisë Bayraktar që do kujdeset për trajnimin e njerëzve. Më shumë se 30 persona që do përzgjidhen me shumë kujdes me ndihmë e kompanisë Bajraktar që do vihen në një trajnim dhe do përgatiten për të marrë funksionin e qendrës së kontrollit që do jetë objekt i teknologjisë më të lartë në bazën ajrore të Kuçovës”, tha Rama.
Dronët turq Bajraktar janë përdor me sukses nga disa vende përveç Turqisë, si Azerbajxhani i cili pas disa dekadash mundi Armeninë në Nagorno-Karabakh dhe se fundmi po përdoren nga Ukraina kundër pushtuesve rusë.
Top Channel